Ministri i Shëndetësisë: Pandemia ende s’ka arritur kulmin në Francë
07 prill 2020
| 12:20
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se vendi nuk ka arritur ende kulmin e shpërthimit të pandemisë Covid-19.
“Jemi akoma në një fazë përkeqësimi të epidemisë. Masat shtrënguese dhe kufizimet do të zgjasin deri sa të jetë e nevojshme” , tha Veran për BFM TV.
“Prefektët, përfaqësuesit e shteteve në një rajon kanë ndaluar shumicën e tubimeve. Varet nga prefektët që të vendosin rast pas rasti nëse duhet të forcojnë masa siç janë imponimi i kufirit ose ndalimi i tregjeve të fermerëve”, ka shtuar ai.
Aktualisht në Francë numërohen 98 010 të infektuar dhe 8 911 viktima.