Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë nesër viziton Kosovën
14 korrik 2019
| 17:38
Ministri Federal i Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn, nesër (e hënë) do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ardhja e tij është konfirmuar nga Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës.
Ministri gjerman paraditen e së hënës do të pritet në takim nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
“Kryeministri Ramush Haradinaj në ora 10:00 pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn”, është thënë në njoftim.
/Epoka e re/