Ministri i Shëndetësisë udhëton sërish jashtë vendit, shkon në Greqi
19 shtator 2022
| 12:37
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.
Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.
Gjatë vizitës në Greqi, ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave.