Ministri i Sportit në Turqi: Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Stamboll

12 qershor 2020 | 13:14

Stambolli nuk ka hequr dorë nga dëshira për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni dhe këtë e ka konfirmuar Ministri i Sporteve i Turqisë, Mehmet Kasapoglu, në një kohë që UEFA kishte nisur të shikonte opsione të tjera për selinë e veprimtarisë pas emergjencës së koronavirusit.

Finalja ishte parashikuar fillimisht të luhej më 30 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, dhe qeveria e futbollit evropian do të vendosë përfundimisht për selinë që do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 dhe 18 qershor. Prej ditësh qarkullojnë emrat e Lisbonës, Frankfurtit apo Madridit si seli të mundshme.

“Nuk kam asnjë dyshim që finalja do të zhvillohet në Turqi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të bindur se më 17 qershor do të marrim lajme të mira”, ka thënë Kasapoglu për televizionin “TRT Sport”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street,…