Ministri i Ugandës qëllohet për vdekje nga truproja i tij, më pas vret veten
02 maj 2023
| 13:25
Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai e ruante.
Koloneli në pension Charles Okello Engola, ministër i Punëve në Uganda është qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kampala, mëngjesin e së martës.
Nuk dihet ende nëse paraprakisht ka pasur një zënkë mes ushtarit dhe shefit të tij.
Ushtari, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, më pas ka vrarë veten disa minuta më vonë. /abcnews.al