Ministri i Vuçiqit i shkon Lavrovit në Moskë, temë Kosova
22 gusht 2022
| 15:42
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin e ka takuar të hënën në Moskë ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Siç kanë raportuar mediat serbe, Vulini ia ka përcjellë Lavrovit mesazhin e Vuçiqit se ai “nuk e harron vëllazërinë shekullore”, duke kujtuar se Serbia është i vetmi vend që ka refuzuar t’i vë sanksione Serbisë.
Po ashtu, Vulini e ka falënderuar Lavrovin për “mosnjohjen e Kosovës”.
“Serbia është shtet i pavarur dhe i zgjedh miqtë e vet”, citohet të ketë thënë Vulini.
Vulini ka thënë se “janë shkelur të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare”, duke theksuar ndalimin e vizitës së Lavrovit në Serbi.
Për mosnjohjen e Kosovës është thënë se Lavrovi e ka garantuar Vulinin.