MINISTRI IDIOT!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Krijesa pa histori dhe biografi: Hekuran Murati është mendermethënë ministër i Financave në qeverinë kleptokratike (hajdute) të Albin Kurtit. U bë i “famshëm” kur botërisht tha se: “më lirë do të na kushtonin mercenarët se sa ushtarët e UÇK-së..”, në luftë për liri dhe çlirim. Në një vend normal dhe me një qeveri normale ai do të shkarkohej menjëherë duke u shndërruar në pacient të Prokurorisë Speciale. Në rrethana që jemi ku çështja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë veteranët e luftës, invalidët e luftës, ish të burgosurit politikë, dëshmorët e kombit dhe sakrifikuesit tjerë për këtë liri dhe pavarësi që e kemi, ky farë mistreci që asgjë nuk ka kontribuar personalisht apo familjarisht vazhdon të tallet nga pozita e një maniaku qeveritar. Po të kishte veteranë të luftës të organizuar dhe të vendosur, edhe nëse nuk do të shkarkohej, asnjëherë nuk do t’i lejohej t’i fuste thundrat në objektin e Qeverisë apo të Kuvendit. Po të ishte një shoqatë e të Burgosurve Politikë që ende e ka një thermi idealizmi, shkaku se ish udhëheqësit e saj ishin kapur kokë e këmbë nga qeveria aktuale dhe antikombëtari Murati, ky farë sançopanço qeveritar, do të shporrej nga karrigia e pamerituar me asgjë. Ky farë jonjeri bëri çmos që t’ua shkurtojë përkrahjen financiare pengjeve të Hagës falë të cilëve u bë, mendermethënë ministër. Ky farë, mendermethënë ministër ka përgjegjësi direkte për 500 milionë euro tenderë njëburimor.
Po çka hëngri së fundi të duket shumë i mençur: As dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, “për shkak të performancës së shkëlqyer ekonomike…”, qeveria Kurti 2, me llogaritarin Murati, mendermethënë ministër mori vendim që pensionistët të marrin nga 100 euro shtesë sikur edhe fëmijët nga mosha 0-16 vjet, pavarësisht gjendjes materiale. Kriminelë ordinerë, të ndahen njëjtë mjete si për fëmijët e rasteve sociale, si për fëmijët e presidentes, kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrave, deputetëve, diplomatëve dhe rasteve sociale që i kanë pagat mbi 2000 euro, e bëjnë vetëm idiotët të zhveshur nga çdo përgjegjësi njerëzore, morale dhe institucionale. Ky farë jonjeriu doli me një ide gjeniale se: “ata që nuk duan t’i marrin këto 100 euro mund t’i refuzojnë duke plotësuar një formular online të projektuar nga ky idiot…”. Sikur të ishin parat e veta personale. E çka do të bëjë ky me këto para të refuzuara?! Përmes pecit të Albinit, do të ndajë 100 mijëshe euro tjera për filan gjyksat, filan-e cicat, filan-e bothët vetëm të jenë të pushtetit aktual. Dhe Listës Serbe.
Dhe ky pastaj ka fytyrë të kërkojë vota!!! Po mendon se ka fytyrë, është i bindur, i pafytyri!