Ministri irlandez viziton Kosovën më 4 korrik

09 qershor 2022 | 12:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan.

Në takim janë diskutuar marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti, ka theksuar mbështetjen, që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë tejet të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinentin tonë.

Ambasadori duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e ka falënderuar për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ambasadori Gargan, ka njoftuar për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për çështje evropiane, Thomas Byrne, më 4 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i klubit Prishtina, Miroslav Ciro Blazeviq, ka përkujtuar lojtarin…