Ministri Ismaili: Ata që keqpërdorin detyrën zyrtare do të ballafaqohen me ligjin
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar për rastin e arrestimit të punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin.
“Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së për suspendimin e menjëhershëm të punëtores në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta”, ka shkruar Ismaili.
/Epoka e re/