Ministri Ismaili: Brenda 15 ditëve, rregullohen rrugët në QKUK
21 shtator 2018
| 11:52
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se brenda 15 ditëve do të rregullohen të gjitha rrugët brenda hapësirës së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Brenda 15 ditëve, në QKUK nuk do të ketë më rrugë të prishura, me hapësira të kufizuara trotuaresh dhe me vetura të parkuara ngado, që vështirësojnë qarkullimin edhe të ambulancave . E falënderoj ministrin Lekaj për gatishmërinë e tij që pa asnjë vonesë të na mbështesë në projektin për rregullimin e rrugëve dhe të qarkullimit atje? Vazhdimisht me nga një punë për transformimin e QKUK-së në një qendër moderne spitalore”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/