Ministri Ismaili dhe aktorët e serialit “O Sa Mirë” gëzojnë fëmijët në Pediatri
27 dhjetor 2017
| 20:04
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me aktorët e serialit më të shikuar në vend “O Sa Mirë”, kanë gëzuar sot fëmijët në repartin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ismaili së bashku me aktorët, në prag të Vitit të Ri, u kanë shpërndarë dhurata fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
“Buzëqeshjet sot ishin për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Një festë e lezetshme, siç janë edhe vetë më të vegjlit tanë, në prag të Vitit të Ri, me aktorët e serialit O Sa Mire – Zyrtare”, me dhurata e përqafime. Gëzuar!”, ka shkruar ministri në proflin e vet në “Facebook”.