Ministri Ismaili dhe ambasadori italian vizitojnë Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK
21 mars 2019
| 10:59
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadorin italian, Piero Sardi, kanë vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve.
“Jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë. Vënia e bazës për nisjen e operimeve në zemër për fëmijë edhe në Kosovë, është përkushtimi ynë i përbashkët”, ka thënë ministri Ismaili.
Ai ka thënë se me miq të tillë edhe reformat në shëndetësi janë më të lehta.
/Epoka e re/