Ministri Ismaili dhuron gjak
22 qershor 2018
| 12:42
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhuruar sot gjak në kuadër të javës së dhurimit vullnetar të gjakut.
Me këtë rast, ai ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave, duke thënë se 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë.
“Policët tanë jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më të sigurt, por ata edhe shpëtojnë jetë. Së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sot dhuruam gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Falënderime qytetarëve tanë që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave. 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë. Dhuro Gjak”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/