Ministri Ismaili: Dinjiteti i mjekëve do të rikthehet (Video)

09 korrik 2018 | 18:18

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se do të rikthehet dinjiteti i mjekëve në Kosovë.

Ai ka thënë se pagat kanë qenë njëra nga padrejtësitë që i janë bërë sektorit të shëndetësisë.

“Gjatë këtij mandati unë kam qenë shumë herë kritik ndaj fenomeneve negative në sektorin shëndetësor. Këtë do të vazhdoj ta bëjë edhe në të ardhmen, kudo që i shoh ato. Por, një nga padrejtësitë në këtë sektor, që ka ndodhur për vite me radhë, ka qenë padyshim edhe mungesa e një page dinjitoze për profesionistët shëndetësor. Dinjiteti i mjekëve tanë duhet dhe do të rikthehet”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/uismaili/videos/242027069728528/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Gucati Kaluan shumë vjet duke biseduar me Serbinë në…