Ministri Ismaili i quan të tmerrshme pamjet në bodrumet e QKUK-së (Foto)
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka publikuar disa fotografi përmes së cilave ka treguar gjendjen jo të mirë të kushteve në të cilat trajtohen pacientët në bodrumet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai ka thënë se është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë maltretuar në këto kushte.
Ministri Ismaili është zotuar se shumë shpejt këto pamje më qytetarët nuk do t’i shohin, duke thënë se këto bodrume do të mbyllen njëherë e përgjithmonë.
“Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së. Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte. E rëndë edhe për vetë personelin mjekësor, i cili përkundër vullnetit të madh nuk ka mundur të japë asgjë më shumë sesa profesionalizmin e tij dhe një fjalë të mirë. Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”./Epoka e re/