Ministri Ismaili ka nisur procedurat për blerjen e një rezonance magnetike

23 korrik 2018 | 16:59

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë së shpejti sektori shëndetësor do të ketë edhe një lajm të mirë.

Ismaili ka treguar se kanë nisur procedurat për blerjen edhe të një rezonance magnetike, për të hequr listën e pritjes edhe sa i përket kësaj çështje.

“Ne kemi trashëguar një sistem shëndetësor me lista të gjata të pritjes. Megjithatë, ne kemi identifikuar disa të tilla. Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kemi nisur proceduar për blerjen edhe të një rezonance të re magnetike. Me blerjen e saj, e cila do të bëhet brenda këtij viti, do të hiqet edhe kjo listë e pritjes”, ka thënë Ismaili gjatë seancës së sotme parlamentare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka realizuar një studim hulumtues…