Ministri Ismaili: Për një muaj kursyem afër një milion euro
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se brenda një muaji kanë kursyer afër një milion euro të parapara për trajtimin e pacienteve jashtë vendit.
“Afër një milion euro të parapara për trajtim të pacientëve jashtë vendit, janë kursyer nga buxheti i shtetit brenda një muaji, pas fillimit të trajtimit të kancerit dhe infarktit 24/7 në Kardiologjinë Invazive dhe në Onkologji. Gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut. Në Onkologji, gjatë muajit të parë të këtij shërbimi janë trajtuar 208 pacientë, ndërsa 37 pacientë kanë kërkuar shërbime pas mesnatës. Me këto veprime do të kemi më shumë shërbime, më pak shpenzime dhe do të jemi gjithmonë afër qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.