Ministri Ismaili premton investime në Spitalin e Gjilanit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se pas reformave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në fokus të shtuar do të jenë spitalet e përgjithshme.
Në këtë kontekst ai ka paralajmëruar investime në Spitali i Gjilanit, i cili sipas Ismailit, për shumë vite është lënë pas dore.
“Pas reformave në QKUK, në vitin e dytë të qeverisjes do të kemi fokus të shtuar në spitalet e përgjithshme. Jemi duke krijuar një sistem shëndetësor më funksional, më të financuar, më mirë të paguar dhe të pajisur me aparaturë moderne. Edhe Spitali i Gjilanit, i cili për shumë vite është lënë pas dore, do të përfitojë nga kjo politikë me fokus shërbimet shëndetësore dhe qytetarin. Profesionistët shëndetësorë të këtij qyteti, sot i njoftova nga afër për investimet që do t’i bëjmë në këtë Spital. Investime në gjithë Kosovën”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/