Ministri Ismaili premton kushte më të mira për infermierët

12 maj 2018 | 17:27

Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se infermierët janë lidhja e parë dhe më e forta në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve tanë.

Këtë deklaratë Ismaili e dha me rastin e Ditës Botërore të Infermierisë.

“Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im. Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për një infermieri më të madhe dhe më të përgatitur. Por sot, dua mijëra infermierëve që kemi në gjithë vendin, t’ua uroj Ditën Botërore të Infermierisë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe që bëjnë. Urime!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë…