Ministri Ismaili premton masa për zbatimin e Ligjit kundër duhanit

31 maj 2018 | 12:41

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se është duke punuar që Ligji anti-duhan të gjejë zbatim kudo, duke shtuar kontrollet dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk e zbatojnë.

Në nisje të fushatës “Duhani thyen zemrat – zgjidhini shëndetin, jo duhanin”, Ismaili ka deklaruar se megjithëse janë bërë pesë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nuk është bërë mjaftueshëm në aplikimin e tij në praktikë.

Ndërsa, Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka theksuar se projekti gjithëpërfshirës kundër pirjes së duhanit brenda hapësirave të mbyllura në bashkëpunim me MSh-në është duke u strukturuar.

Edhe Ramadani nuk la pa përmendur moszbatimin e ligjit në fuqi, duke shtuar se shqiptarët kanë shumë pak njohuri për sëmundjet që shkakton konsumimi i duhani, i cili sipas tij në vit vret afërsisht 7 milionë njerëz.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do…