Ministri Ismaili takohet me homologun gjerman
09 maj 2018
| 15:42
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, është takuar me homologun e tij nga Gjermania, Jens Spahn, me të cilin janë pajtuar për të diskutuar mënyrat konkrete të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
“Jam shumë i lumtur që edhe Gjermania do të fillojë konkretisht ndihmën për t’i çuar përpara reformat shëndetësore në Kosovë. Me ministrin Jens Spahn, të cilin e takova në Kuvendin e Odës Gjermane të Mjekëve, u dakorduam që shpejt të kemi një takim tjetër në Berlin – për t’i diskutuar mënyrat konkrete se si ky shtet mik do të mund të kontribuojë për shëndetësinë kosovare. Mirënjohës që Gjermania asnjëherë s’e ka rezervuar gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/