Ministri Ismaili thotë se po përmirësohen kushtet në spitalin e Gjilanit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar punimet që po zhvillohen në spitalin e Gjilanit për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se edhe spitali i këtij qyteti, sikur spitalet tjera në Kosovë, ka vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe investimeve.
“Edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, sikur spitalet tjera në Kosovë, ka vuajtur prej mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Përveç rinovimit të shërbimit emergjent kemi nisur edhe rinovimin e objektit të Ambulancave Specialistike. Gjendja e këtij spitali akoma nuk është në nivelin që dëshirojmë ta shohim, por me investimet që po bëhen të mundura falë luftës kundër korrupsionit, shërbimet mjekësore për qytetarët tanë po përmirësohen”, ka shkruar Ismaili.
/Epoka e re/