Ministri Ismaili viziton UNICEF-in në Prishtinë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar të mërkurën përfaqësuesit e UNICEF-it në Prishtinë, me të cilët ka biseduar për ndihmën që kjo organizatë po jep për fëmijët e Kosovës.
“Kënaqësi t’i shohësh personalisht fytyrat e njerëzve të cilët qëndrojnë mbrapa punëve fantastike, që mbajnë vulën e Unicef Kosovo Programme. Një staf i mrekullueshëm i kësaj zyre në Prishtinë, i mbushur me energji dhe të përkushtuar për të ndihmuar fëmijët e Kosovës. Gjatë vizitës së sotme që kisha në zyrat e kësaj organizate, falënderova veç e veç secilin nga pjesëtarët për punën e madhe që po bëjnë në realizimin e këtij misioni. Së bashku me kryesuesin e kësaj organizate në Kosovë, Murat Sahin, folëm edhe për shumë projekte bashkëpunimi me rëndësi për qytetarët tanë, me theks të veçantë programin e vizitave për nëna dhe fëmijë, të cilin gjatë vitit 2019 synojmë ta shtrijmë në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/