Ministri Ismaili vlerëson punën e profesionistëve shëndetësorë
10 janar 2018
| 13:47
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë për punën që janë duke e bërë për funksionalizimin e Odës së Mjekëve.
“Në momentin që Oda e Mjekëve të përfundojë me zgjedhjen e strukturave të saj dhe bëhet funksionale për të kryer detyrat që i përshkruhen sipas ligjit në fuqi, unë si ministër i Shëndetësisë jam i gatshëm të nënshkruaj bartjen e kompetencave. Ne e dimë se sektori i shëndetësisë është në një gjendje jo të kënaqshme, prandaj prej Odës së Mjekëve dhe të gjitha odave tjera të profesionistëve shëndetësorë pritet angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.