Ministri Ismaili zotohet për transformimin e plotë të shëndetësisë
04 nëntor 2018
| 14:20
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se do të angazhohet çdo ditë deri në transformimin e plotë të shëndetësisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e personelit mjekësor tregojnë gjithçka. Shtretër të rinj edhe për Klinikën e Gjinekologjisë nga kontigjenti prej 750 shtretërve që kemi blerë për QKUK-në. Asnjë nënë dhe asnjë fëmijë nuk duhet të qëndroj më në shtretër mbi blloqe e që rrezikojnë shëndetin e tyre. Çdo ditë në punë deri në transformimin e shëndetësisë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/