Ministri izraelit i mbrojtjes: Hezbollahu është në kolaps
20 tetor 2024
| 19:02
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, thotë se vendi “po mposht Hezbollahun” dhe “po i shkatërron ata në të gjitha fshatrat përgjatë kufirit”.
Qëllimi, thotë Gallant, është “pastrimi i plotë i zonës” për të lejuar komunitetet veriore të Izraelit të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të “rindërtojnë jetën e tyre”.
Ai gjithashtu thotë se të burgosurit e Hezbollahut të kapur nga Izraeli “janë në frikë të madhe”, duke shtuar se “Hezbollahu po shembet” pasi forcat izraelite po “i godasin” në Bejrut, Nabatieh, Tyre dhe vende të tjera, ka raportuar BBC.