Ministri izraelit i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Iranit do jetë efikas dhe vde*kjeprurës! Nuk do e kuptojnë dot çfarë dhe si ndodhi
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka dhënë detaje për atë që pritet të jetë përgjigja e Izraelit ndaj sulmit iranian me raketa rreth një javë më parë.
Galant ka lënë të nënkuptohet se kundërpërgjigja e Izraelit do të jetë e shpejtë, vdekjeprurrëse dhe duke i kapur të gjithë në befasi.
“Sulmi iranian ishte agresiv, por i pasaktë. Sulmi ynë, përkundrazi, do të jetë vdekjeprurës, jashtëzakonisht i saktë dhe, më e rëndësishmja, i papritur.
Iranianët nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi apo si ndodhi. Ata vetëm do të shohin rezultatet”, u shpreh Galant.
Irani lëshoi mbi 400 raketa drejt Izraelit, si kundërpërgjigje për vrasjen e liderit të Hezbollah, duke shënjestruar disa prej aeroporteve. Nga raportimet, u tha se pati vetëm një viktimë aksidentale e rrëzimit të mbushjes së një rakete.