Ministri izraelit i së djathtës ekstreme kërcënon me rrëzimin e qeverisë Netanyahu
Në një shkrim të shkurtër e të qartë, ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili ka pikëpamje të së djathtës ekstreme, ka kërcënuar se do ta rrëzojë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku bën pjesë edhe vetë, nëse arrihet një marrëveshje “e pamatur” me Hamasin.
Ka pasur qarkullim të raportimeve për mundësinë që palët e konfliktit të arrijnë së shpejti një marrëveshje me të cilën mund të sigurohen ndërprerja e gjatë e luftimeve në Gaza, lirimi i pengjeve palestineze dhe i mijëra të burgosurve palestinezë.
Politikanët e së djathtës ekstreme në Izrael kanë kritikuar fuqishëm shumë prej hollësive të raportuara për marrëveshjen e mundshme, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Një marrëveshje e pamatur = shpërbërje e qeverisë”, ka shkruar ministri Ben Gvir platformën “X”.
עסקה מופקרת = פירוק הממשלה
— איתמר בן גביר (@itamarbengvir) January 30, 2024