Ministri izraelit infektohet me COVID
02 prill 2020
| 09:07
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Yaakov Litzman dhe gruaja e tij Chava, kanë dalë pozitivë me koronavirus, njoftoi zyra e tij pas mesnatës së të mërkurës, duke thënë se ata të dy ishin në gjendje të mirë.
Ministri 71-vjeçar është zyrtari më i lartë izraelit që diagnostikohet me virus. Dyshja ishin “trajtuar në mënyrë të përshtatshme dhe janë në izolim, nën vëzhgim në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, njoftohet në deklaratë, duke shtuar se të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me ta do të informohen dhe dërgohen në karantinë.