Ministri i Jashtëm: Deklaratat e zyrtarit austriak të pamatura
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës.
Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.
“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë për Express zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar ai.
Pacolli ka kundërshtuar edhe idetë tjera për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se ide të tilla sjellin luftëra.
“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli.