Ministri i Jashtëm i Gjermanisë sot viziton Kosovën, mban konferencë me Haradinajn
14 shkurt 2018
| 10:15
Sot dhe nesër ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë.
Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Pas takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, sot në mbrëmje (14.02.) në orën 19:30 në ndërtesën kryesore të Qeverisë, salla P38 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, njofton Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Veç kësaj ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.
Sigmar Gabriel mban pozitën e ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017.
Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.