Ministri i jashtëm polak së shpejti do ta vizitojë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e jashtëm polak, Jacek Kaputoviç, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet e të dyja vendeve.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Polonia është një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian.
Postimi i plotë i Pacollit:
Shumë i lumtur që e hapa serinë e takimeve të mia në Greqi, me ministrin e jashtëm polak Jacek Kaputoviç.
Ai do vizitojë shumë shpejt Prishtinën dhe unë Varshavën që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të zhvillojmë akoma dhe më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Polonia është një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian i cili ka interes të veçantë për Ballkanin dhe posaçërisht Kosovën, ndaj kolegu im polak gjendet në Greqi.
Së bashku ku me ftesë të ministrit grek Kotzias po marrim pjesë në Ministerialin e vendeve të procesit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.
Dje mbërrita në Sunion, një vend të bukur në Greqi, prej Emirateve të Bashkuara Arabe, ku hapëm dje ambasadën tonë. Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve.