
Ministri Krasniqi dhe kryetari i Shtimes vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë
11 qershor 2023
| 15:25
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, kanë vizituar liderët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Kështu ka bërë me dij Aliu, i cili është shprehur se liderët e UÇK-së vullnetin dhe moralin e kanë të lartë.
“Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën. Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.
Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.