Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës

04 dhjetor 2024 | 14:08

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing” në Prishtinë, Bardh Krasniqi, për organizim të tregut dimëror “Verë n’Dimër”.

Në padinë e siguruar nga “RTKlive”, ministri ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vlerësuar se vendimi është në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi. Komuna e Prishtinës, siç ka thënë Krasniqi, ka vazhduar me organizimin e festivaleve “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” pavarësisht vendimit të rrëzuar nga Ministria.

Në arsyetim, ministri Krasniqi ka thënë se Rama me dashje nuk e ka pritur vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Ministrisë. Ai ka akuzuar Ramën e Krasniqin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Presim nga organet përgjegjëse shtetërore të trajtojnë keqpërdorimin e prezantuar në këtë Kallëzim Penal e mos lejojnë dëm më të madh përmes lejimit të mëtutjeshëm të zbatimit të vendimit dhe kontratës si rezultat i të njëjtit, që për pasojë dëmton buxhetin e Komunës dhe krijon përfitim për palët e treta”, është thënë në kallëzimin penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në…