Ministri Krasniqi: Është absurde që Ura e Ibrit të jetë ende e mbyllur, hapja e saj nuk është kundër askujt
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniq, ka deklaruar se është absurde që Ura e Ibrit e cila ndanë Mitrovicën në dy komuna të jetë ende e mbyllur për qarkullim. Ai këto deklarata i ka bërë në takimin e organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së kësaj ure.
Ai ka shtuar se hapja e saj nuk është kundër askujt dhe se qeveria, sipas tij, me këtë vendim nuk e rrezikon, por e forcon sigurinë në veri të vendit.
“Në këtë komunë jetojnë komunitete të ndryshme, kosovarë, serbë, boshnjak e të tjera. Është shumë e rëndësishëm që kjo bisedë, mes nesh duhet të ndërtojmë sa më shumë ura te komunikimit dhe të thellojmë sa më shumë bashkëjetesën tonë. Si qeveri kemi marrë masa konkrete për të mbështetur familjen në këtë zonë. Gjithashtu shoqëria cilivile do ju mbajë drejtë të informuar. Ditëve të fundit është qarkulluar lajmi për hapjen e urës së Ibrit. Në atë plan thuhet se hapja e saj do të ndihmojë shumë dhe do të kontribuojë në shkëmbimin dhe mirëkuptimit. Është absurde që ajo urë të jetë ende e mbyllur. Hapja e saj nuk është kundër askujt, Qeveria nuk e rrezikon por e forcon sigurinë në veri”, ka thënë Krasniqi. /EO