Ministri Krasniqi informohet me sfidat që po përballen prodhuesit
Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë zhvilluar një takim pune me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, të cilën e kanë falënderuar dhe e përkrahën për ftesën e tij publike drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore.
“Ftesë kjo e cila kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor. Klubi i Prodhuesve e falënderuan ministrin Krasniqi, dhe deklaruan që një ftesë e tillë tregon edhe një herë përkushtimin e kësaj ministrie në fuqizimin dhe zhvillimin e produkteve vendore. Por edhe seriozitetin e ministrit në marrjen për bazë të kërkesave të cilat janë shqyrtuar në takime të shumta me vetë prodhuesit”, është thënë në njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Po ashtu gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë, por edhe kërkesat e menjëhershme të tyre për rimëkëmbje nga kjo gjendje.
(A.M / Epoka e re)