
Ministri Krasniqi pjesë e takimit regjional evropian të Partneritetit për Qeverisje të Hapur
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP, po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali ku po zhvillohet takimi regjional evropian i OGP-së.
Gjatë këtyre sesioneve, ministri Krasniqi do të realizoj takime me personalitete të larta shtetërore, anëtarë të shoqërisë civile dhe bizneseve për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe përkrahjen për Republikën e Kosovës në procese të rëndësishme siç është edhe anëtarësimi në OGP.
MAPL, ka përfunduar planin nacional të veprimit dhe angazhimi për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP është prioritet duke u bazuar në rëndësinë e qeverisjes së hapur, llogaridhënëse dhe transparente.