Ministri Krasniqi: Prioritet i imi është mbështetja e pakusht për prodhuesit vendor

25 korrik 2020 | 15:41

Minisitri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me kryeministrin Hoti kanë vizituar fabrikën “Eurometal” në Ferizaj dhe “Ferronikeli” në Drenas.

Ai ka thënë se prioritet i qeverisë dhe ministrisë të cilën ai e drejton është mbështetja e parezerve e sektorit privat, si parakusht për zhvillim ekonomik.

“Nga afër u njoftuam me dinamiken e punës, nevojat dhe kërkesat e këtyre kompanive, si kompani shembull në respektimin e ligjit, zgjerimin e eksportit dhe respektimin e të drejtave të punëtoreve”, ka thënë Krasniqi.

Ai është zotuar edhe njëherë se prioriteti kryesor i tij do të jetë mbështetja e pakusht e kompanive vendore me të gjitha mjetet institucionale në dispozicion.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyla Halili Shqiptar, dëshmoje ekzistencën tënde, dëshmo se je me…