Ministri Krasniqi takohet nënkryetarin e Parlamentit Evropian, flasin për reformat në qeverisjen lokale
05 maj 2022
| 14:59
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar nënkryetarin e parë të Parlamentit Evropian, Othmar Kara, me të cilin kanë diskutuar për demokracinë lokale, fuqizimin e shoqërisë civile, shërbime efektive për qytetarët, përmes iniciativave të ndryshme dhe reforma në qeverisje lokale.
“Z. Karas, është gjithmonë i përkushtuar të pozicionoj Parlamentin Evropian si zërin e nevojave të qytetarëve përmes dhënies së pronësisë reale, ndërsa komunat dhe rajonet si primare në fuqizimin e demokracisë evropiane”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.