Ministri Krasniqi viziton komunat në veri të Kosovës
15 nëntor 2022
| 14:42
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar të martën Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka njoftuar se në Zveçan ka vizituar zyrën e gjendjes civile.
Ndërsa në Zubin Potok së bashku me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal, Vedat Mehmeti kanë qenë në vizitë në shkollën në fshatin Çabër.