Ministri kroat: Të hiqen vizat për Kosovën

06 maj 2021 | 10:52

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ka thënë se shteti i tij e mbështet dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, përfaqësuar nga Miroslav Lajçak dhe SHBA-ja.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë drejtim të bëhet përpjekje më e madhe që të arrihet te zgjidhja.

“Kroacia kundërshton çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve në hapësirat e Europës Juglindore. Kroacia do të kërkojë njohjen nga ato vendet që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Kemi biseduar edhe për situatën dhe mbështesim plotësisht heqjen e regjimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Radman gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga David Lepeska, The National Në prillin e vitit 2011,…