Ministri Kuçi, pozitiv në testin për koronavirus
23 nëntor 2020
| 08:33
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se, pas bërjes së testit për koronavirus, rezultati i ka dalë pozitiv.
Kuçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se do të vazhdojë punë nga shtëpia, duke lutur qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për Covid-19 dhe rezultova Pozitiv.
Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.
Juve ju lutem ta mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.
Blerim Kuçi