Ministri Kuçi: Zgjidhja e ujit të pijes për Klinën është çështje muajsh
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot komunën e Klinës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.
Me këtë rast Kuçi, ka thënë se synimin kryesor të vizitës kishe gjetjen e versionit të duhur sigurimin e ujit të pijes.
“Bashkë me ne kanë qenë edhe ekspert dhe udhëheqës të ndërmarrjes qendrore që merret me menaxhimin e ujërave “Hidrodrini”. Duke marr parasysh që Ministria jonë menaxhon me të gjitha ndërmarrjet publike që janë në fushën e ujërave jemi dakorduar edhe në përkrahjen buxhetore por edhe në asistencë teknike për furnizimin me ujë emergjent në Komunën e Klinës dhe që ta bëjmë një studim për zgjidhjen afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ka qenë arsyeja e takimit dhe do të shkojmë më tutje”, ka thënë Kuçi.