Ministri Latifi e njofton ambasadoren e Maqedonisë për situatën epidemiologjike në Kosovë

02 shkurt 2022 | 11:48

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar të mërkurën ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi,të cilën e ka njoftuar për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Latifi ka shprehur gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në  Kosovë dhe Shqipëri.

Theks të veçantë, Latifi i ka dhënë edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.

Ndërsa ambasadorja Jusufi ka njoftuar ministrin Lafiti se së shpejti ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitojë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina edhe zyrtarisht është pjesë e…