Ministri Latifi javën tjetër viziton Shqipërinë

15 dhjetor 2021 | 19:10

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në shëndetësi, përkrahjen e ndërsjellë në ballafaqimin me Covid-19 dhe në avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Ministri Latifi ka pranuar edhe ftesën që javën tjetër të realizojë një vizitë në Tiranë për të diskutuar me homologen Ogerta Manastirliu për sfidat aktuale të shëndetësisë në dy shtetet dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.12.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…