Ministri Latifi prezanton bordin e ri të FSSh-së
04 korrik 2022
| 23:16
Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës është votuar Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Kryesuese e këtij bordi do të jetë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Ndërsa, anëtarët e bordit janë: Ahmet Ismajli (përfaqësues i Ministrisë së Financave nga Thesari), anëtar Fahri Shabani (nga Asociacioni i Komunave) e Muhamedali Kodra (nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve), Agreta Gecaj-Gashi (anëtare e bordit të ShSKUK-së), Kastriot Meqa (përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës), Klit Shala (përfaqësues i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale).
Vlen të theksohet se tash e 1 vit e gjysmë nuk ka pasur bord të FSSh-së.