Ministri Latifi takohet me ambasadoren e Luksemburgut, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

10 shkurt 2022 | 12:33

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka pritur të enjten në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në këtë takim, ministri Latifi ka shprehur falënderimin e tij të veçantë për ndihmën e dhënë nga Luksemburgu për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë deri më tani, si dhe e ka njoftuar ambasadoren Gomes për gjendjen e tanishme, planet dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Temë tjetër e diskutimit ishte mbajtja e takimit të përbashkët me të gjithë donatorët ekzistues dhe ata potencialë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, ku do të shpalosen planet afatgjate të Ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e sektorit shëndetësor në vendin tonë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend dhe përmirësimit të saj, por u theksua nevoja që vaksinimi të vazhdojë si e vetmja rrugë për t’u mbrojtur kundër Covid-19.

Ndërsa ambasadorja e Luksemburgut, Natacha Gomes, e ka njoftuar ministrin Latifi për ndihmën që shteti i saj ka dhënë për sektorin e shëndetësisë e Kosovës, projektet për të ardhmen.

Latifi dhe Gomes janë dakorduar për një vizitë të ministrit të Shëndetësisë së Luksemburgut në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lajmi se Antonela Berisha do të jetë pjesë e spektaklit…