Ministri Lekaj: Autostradën e Dukagjinit ta projektojmë së bashku
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në dëgjimet publike me qytetarët e Junikut dhe Deçanit ka dëgjuar komentet dhe idetë e qytetarëve për autostradën e Dukagjinit. D
Duke marrë parasysh rëndësinë që ky projekt do të ketë jo vetëm për këtë rajon por mbarë Kosovën, Lekaj ka garantuar se sugjerimet e tyre do të merren parasysh në versionin final.
Ai ka shtuar se autostrada përveçse shkurton rrugën mes qyteteve brenda vendit, lidhë edhe korridoret pan-evropiane.
Qytetarët e të dyja komunave janë njoftuar në detaje me të gjitha të dhënat rreth autostradës së Dukagjinit dhe nuk ngurruan të japin kontributin e tyre në debat.
Kryetarët e komunave, Agron Kuçi i Junikut dhe Bashkim Ramosaj i Deçanit, u shprehën të kënaqur që më në fund komunave të tyre po u jepet rëndësia e munguar nga qeveritë e kaluara.
/Epoka e re/