Ministri Lekaj i reagon deputetes Kusari-Lila

04 mars 2019 | 23:29

“Më vije keq Mimozë! Kokoriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, ka shkruar Pal Lekaj.
Ministri i Infrastrukurës është përgjigjur kështu pasi kryetarja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, kritikoi edhe ministrin Lekajn.


“Gjakova nën sulmet e krimit të organizuar dhe mafisë së ndërtimit është me vite të tëra”, kishte deklaruar Kusari-Lila.
“Këto sulme u ideuan prej vitit 2006 dhe me zell filluan zbatimin me ardhjen e qeverisjes së AAK intenzivisht prej vitit 2007”, kishte thënë ajo.

Sot në Gjakovë u mbajt një protestë kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit.
Protesta u zhvillua para objektit në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Gjatë mbledhjes ku po diskutohej tema e shpronësimit prezente ishte edhe deputetja, Mimoza Kusari-Lila e cila pati një debat të ashpër me të pranishmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që të ndalohet financimi i…