Ministri Lekaj: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme
25 janar 2019
| 11:06
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të dikasterit që drejton janë të kalueshme megjithë reshjet e borës.
“Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren”, ka thënë Lekaj,
“Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/562436660482814/posts/2102810646445400/